Një tjetër denoncim i ka ardhur në adresën e facebook-ut, ish-kryeministrit Sali Berisha nga qytetarë anonimë.

Këtë herë bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, ku një grup prej 8 djemsh kanë përdh*nuar një vajzë të mitur, vetëm 13-vjeçare nxënëse në shkollën “Rilindja”.

Në krye të postimit me mesazh denoncues Berisha shkruan: Ndaj përdh*nuesve nuk merret asnjë masë, anëtarësohen në FRESSH-in kanabist.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha 

“Perdhunohet nxenesja, fshihet krimi!

Ndaj perdhunuesve nuk merret asnje mase, anetaresohen ne FRESSHin kanabist.

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb

Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja. Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal. Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.”