Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaron se ka një dosje edhe për një ministër tjetër të qeverisë “Rama” që është i lidhur me drogën dhe krimin e organizuar.

Përmes një statusi në “Facebook”, Paloka paralajmëron ministrin e Insfrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, se dosja që implikon atë në krimin e organizuar është e dokumentuar.

Postimi i plotë
Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër. Tik-tak tik-tak Damian…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook