Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka paralajmëruar sërish ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjikunuri.

Përmes një statusi në “Facebook”, Paloka theksoi se Gjiknuri e ka radhitur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt.

“Tashme dihet qe Saimir Tahiri eshte i kapur nga antimafia italiane me Habilajt. Fatmir Xhafaj i kapur prej drejtesise italiane dhe jo vetem, me Agron Xhafajn. Po Gjiknuri ?Tik-tak…Tik-tak”, shkruan ndër të tjera Paloka.

Kujtojmë që ditën e djeshme Paloka, përmes një statusi në “Facebook”, deklaroi se posedojnë dosje për ministrin Gjiknuri, që implikojnë atë në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Statusi i plotë
Nuk dihet a eshte subkoshienca qe i flet, por sot Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt.
Gjate “llogaridhenies” ne Selenice, Gjiknuri eshte shprehur : “Tahiri, Xhafaj dhe une sulmohemi si njerez me peshe ne PS…”
Tashme dihet qe Saimir Tahiri eshte i kapur nga antimafia italiane me Habilajt. Fatmir Xhafaj i kapur prej drejtesise italiane dhe jo vetem, me Agron Xhafajn.
Po Gjiknuri ?
Tik-tak…Tik-tak

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook