“Atë ditë sapo dola nga ambjentet e grevës së studentëve”!

Kështu e ka përkujtuar me këtë kujtim personal e nisur përkujtimin deputeti i PD-së Tritan Shehu, të ditës së madhe siç e quan ai 20 Shkurtin e 1991, ku shqiptarët në një protestë masive rrëzuan bustin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

 

Përmes një postimi në facebook Shehu e konsideron si ditë të ndryshimeve të mëdha 20 Shkurtin e vitit 1991, ndërkohë që e krahason me 20 Shkurtin e ditës së sotme që sipas tij fatkeqësisht Shqipëria është në një udhëkryq e mberthyer nga rreziku i autokracisë dhe diktaturës së krimit.

Postimi i plotë i deputetit Tritan Shehu

Sot jemi me 20 Shkurt, dite qe nuk e harrojme kurre, Dite e Madhe e ndryshimeve te medha, e shembjes se simboleve te nje prej rregjimeve me tragjike te njerrezimit.

Ate dite, mbasi dola nga ambjentet e greves se studenteve, qe i dhane impulsin e forcen asaj ngjarje, pata privilegjin te isha ne ate shesh, se bashku me Aiden, pikerisht ne oren 14,10.
Fatkeqesisht, perseri sot, mbas kaq vitesh, Shqiperia eshte ne nje udhekryq.
Eshte e mberthyer nga rreziku i autokracise, diktatures se krimit, kthimit perseri drejt Lindjes se zymte.
Por perseri se fundmi po ndjehen “pulsi”, “rahjet”, tik-taket e nje kundershtije te madhe popullore.
Kjo te ben te shpresosh per me mire!