Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve, por nuk ka anashkaluar as protestën e së enjtes para Parlamentit.

Deputeti i Korçës deklaroi se, edhe protesta e pas dy ditëve do të jetë po aq masive sa edhe e 16 shkurtit.

“Në mënyrë unanime vendosëm djegien e mandateve të PD, si instrumenti i fundit që PD bën për kthimin e Shqipërisë në demokraci funksionale, që opozita dhe PD të shërbejnë si fasadë e një sistemi diktatorial. Nesër do të diskutojmë për organizimin e protestës. Të enjten ne jemi në protestë në orën 10:00 tek parlamenti. Protestën e thërrasim ne por populli është ai që vendos”, u shpreh ndër të tjera Salianji.