Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në Syri.net.

Gjatë intervistës me moderatorin Alen Xhelili, Shehaj theksoi se korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta se kurrë më parë.

“Kur erdhi Rama në 2013-n në pushtet, më dha shpresë, sepse si biznesmen mendova se do të bëjë mirë. Çfarë tha Rama ditët e para të qeverisë dhe atë se çfarë bëri, nuk ka bërë praktikisht asnjë gjë. Ai tregoi se e njihte problematikën për ta shitur jo për ta zgjidhur. Një nga gjërat që ai këmbëngulte në atë periudhë ishte çështja e korrupsionit, po luftove korrupsionin rritet ekonomia. Rama foli për korrupsionin në dogana, unë mendova se doganat s’do kenë asnjë rast korrupsioni, por ai vuri në dogana Spiropalin e cila vodhi aq shumë sa binte ndesh dhe me PS-në. Sot qeveria është më e korruptuar se kurrë. Sot kemi deputetët që bëjnë jetë luksi, të cilët hynë të varfër në politikë dhe sot janë milionerë”, u shpreh Shehaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook