Drejtuesi politik i Qarkut të Beratit për PS-në, Blendi Klosi nga Kampi i Forumit Rinor Socialist në Jalë ka paralajmëruar se do filloj një protestë para Bashkisë së Kuçovës. Bashki e cila drejtohet nga LSI.

Klosi u shpreh se do mbështesë të rinjtë në protestën e tyre për terrenet sportive që mungojnë në Kuçovë.

“Do të organizojmë një lojë proteste në rrugë, ku unë do jem një nga ju në atë lojē proteste, për të tërhequr vemendjen dhe rritur ndërgjegjësimin se terrenet sportive nuk janë kērkesa luksi të të rinjve”, u shpreh Klosi.

Gjithashtu Blendi Klosi premtoi se pavarsisht se nga 5 bashki  që ka qarku, Partia Socialiste nuk drejton asnjërën nga 3 bashkitë e mëdha të qarkut, së shpejti sipas Klosit në zgjedhjet lokale PS do fitoj bindshëm.

“Me marrjen edhe të drejtimit të këtyre tre bashkive, do të rrisim mundēsinë e rritjes së shërbimit për të rinjtë dhe për çdo qytetar të këtyre njësive” – deklaroi Klosi, përpara të rinjve.

“Ne në Berat patëm realisht një rezultat pozitiv. Ne në Berat morrëm katër mandate nga shtatë. Unë mendoj se kjo padyshim është një shifër shumë e mirë. Por, rezultati më i mirë që ne patëm në Berat është padyshim që ne i dhamë dashuri fushatës.Ne arritëm që të krijonim një ekip, ku brezat u lidhën shumë mirë me njëri tjetrin. Unë do doja të falenderoja realisht të pestë kryetarët e FRESSH-it të bashkive të Qarkut Berat. Unë jam shumë i kënaqur dhe nuk kam asnjë lloj vërejtje, por ama të gjitha strukturat e FRESSH-it të vazhdojnë të bashkëpunojnë për garën e ardhshme elektorale”, – përfundoi Klosi.