Deputetja shqiptare e Kosovës, Duda Balje, ka tërhequr vëmendje të gjerë me bukurinë dhe sharmin e saj, jo vetëm brenda kufijve shqiptarë. Për bukurinë e deputetes, e cila është mjaft e komentuar për stilin e saj të veçantë dhe interesant, kanë shkruar së fundi edhe mediet gjermane.

Gazeta gjermane “Kosmo” e ka cilësuar Duda Baljen një ndër politikanet më të bukura në Ballkan
Ajo i ka kushtuar asaj një artikull të veçantë, ku shkruan për jetën e saj dhe aktivitetet politike.

“Ish-deputetja e parlamentit të Kosovë, Duda Balje (42), shkaktoi “tërmet” për shkak të pasurisë së saj të madhe. Ajo përmendet edhe si politikania më e bukur në Ballkan”, thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës.

“Balje është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ajo ka një diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është e martuar dhe ka tre fëmijë”, përfundon artikulli.