Një 36-vjeçare denoncoi mbrëmjen e djeshme në emisionin investigative “Stop”, një farmaciste, e cila I kishte dhënë nënës së saj gabimisht dy ilaçe për gjumë.

Farmacistja u justifikua me faktin se ngatërresa ishte bërë për shkak të pakuptueshmërisë së shkrimit të doktorit që i dhënë recetën të moshuarës.

Për shkak të ilaçeve të gabuara, gruaja 63-vjeçare kishte kaluar 10 ditë në gjendje gjumi, dhe nisur nga kjo situatë vajza e saj kishte kontaktuar sërish mjekun, nga ku edhe u konstatua gabimi me ilaçet.

Lidhur me rastin, gjatë ditës së sotme u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për farmacisten me inicialet M.N., 27-vjeç.

“Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.N vjeç 27, banuese në Tiranë, me profesion farmaciste, pasi më datë 04.02.2018, gabimisht, i ka dhënë jo sipas recetës, medikamente shtetases V.B vjeç 36, banuese në Tiranë. Neni 96 i Kodit Penal”, thuhet në njofttimin e Policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook