Një vajzë nga Bulgaria ka bërë publike transformimin e saj pasi ka bërë 15 operacione në pjesë të ndryshme të trupit të saj.

Studentja Andrea Ivanova i ka bërë të gjitha këto operacione në një afat kohor 1-vjeçar. Ajo ka zbuluar se i ka bërë të gjitha këto vetëm që të dukej si kukulla Barbi.

21-vjeçarja shprehet se Barbi ka qenë kukulla e preferuar në fëmijërinë e saj dhe se gjithmonë ka ëndërruar që të dukej si ajo.

Andrea ka treguar se ndihet mirë me veten e saj dhe se buzët janë fiks ashtu siç i donte. Madje herë pas here injekton acid hialuronik në buzët e saj sa herë që ato humbasin madhësinë.

Sipas “Bulgaria Today”, ajo ka bërë “ndoshta më shumë se 15 ndërhyrje” që nga viti 2018. “Nuk i kam numëruar, mund të jenë më shumë. Të paktën një herë në muaj bëja nga një ndërhyrje”, ka thënë Ivanova.

Pavarësisht se ajo mund të ndihet mirë me pamjen e saj, shumë persona e kanë paragjykuar atë për këto ndryshime.