Pas publikimit të videos së radhës nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku gazetari Jetmir Olldashi tregonte investigimin e tij me dëshmitarin X, ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama.

Përmes një statusi në “Facebook”, Rama i drejtohet me ironi Bashës, duke i thënë të vazhdojë të nxjerrë nga fundi i llumit sa më shumë xhevahire për t’i përdorur kundër Shqipërisë.

“Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!,” shkruan Rama në lidhje me audiopërgjimin ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Statusi i plotë i Ramës
Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook