Është bërë me dije tashmë se ka qenë gazetari Jetmir Olldashi, personi që ka bërë përgjimin e Agron Xhafajt dhe intervistën me ‘Dëshmitarin X’, Albert Veliu.

Olldashi ka dalë sot para medieve ku ka treguar detaje në lidhje me audio-përgjimin e bërë dhe më pas lëvizjet që kishte bërë së bashku me Veliun.

Pjesë nga deklarata e Jetmir Olldashit:

Nga zbardhja e bisedës së përgjuar, Albert Veliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë.

Pas kësaj, Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.

Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshte Habilajve.

Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit.

Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.

Më pas jemi kthyer në Tiranë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook