Superhiti i padiskutueshëm latin i kësaj vere “Despacito” është aktualisht videoja më e shikuar e të gjitha kohërave në platformën YouTube.

Kënga e realizuar nga dy artistët portorikanë, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka arritur të marrë mbi 3 miliardë e 3 milionë shikime në më pak se 7 muaj, duke ia kaluar dhe “Gam Gam Style” e cila ende nuk i ka kaluar 3 miliardë shikimet.

Për 97 ditë kënga e realizuar nga bashkëpunimi i dy muzikantëve portorikanë, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee është parë 1 miliardë herë.

Për 155 ditë është parë 2 miliardë herë dhe për 180 ditë 2. 5 miliardë herë. Por tashmë “Despacito” ka arritur të thyej çdo rekord, duke u bërë kënga e parë që arrin 3 miliard shikime në YouTube.

Lajmi u njoftoi gazeta Billboard e cila publikon çdo fundjavë renditjen e këngëve më të sukseshme sipas top chartit amerikan.

“Videoja ka thyer rekordin e shikueshmërisë duke lënë pas ” See you again” një bashkëpunim midis reperit amerikan, Whiz Khalifa dhe këngëtarit , Charlie Puth me 2 994 miliardë shikime”, njoftoi gazeta Billboard.