Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Metalurgjik.

Në fillim u raportua se 55-vjeçarja, Shpëtime Tufa po kalonte rrugën në momentin që u përplas nga një automjet tip ‘Passat’.

Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se 55-vjeçarja ka qenë pasagjere në makinë.

Raportohet se e aksidentuara është ngacmuar nga ana e drejtuesit, dhe pas një debati ku ka kërkuar të ndalonte makinën, shoferi ka refuzuar dhe ka vazhduar ta ngacmonte.

Në një situatë të tillë, 55-vjeçarja ka hapur derën e automjetit dhe është hedhur duke u rrokullisur në rrugë ku ka mbetur e dëmtuar rëndë.

Policia e Elbasanit ka kapur dhe shoqëruar në komisariat 45-vjeçarin Julian Hida.

Vijon nga ana e policisë puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook