Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me atentatin me dy persona të plagosur që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”, ku dy persona me motor i kanë prerë rrugën një makine tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas, duke hapur zjarr.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një prej të plagosurve është 41-vjeçari, Mikel Mehmeti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë dy plumba, një në gjoks e një në bark.

41-vjeçari Mehmeti është transportuar drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërkohë që identiteti i të plagosurit tjetër ende nuk dihet, po ashtu edhe gjendja e tij, pasi nuk është paraqitur në spital.

Mehmeti, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të sotëm, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi  mësohet se ai është bashkëpunëtori i vëllezerve Llanaj.

Por kush janë vëllezërit Llanaj dhe cila është historia e tyre?
Vëllezërit Llanaj janë të përfshirë në një konflikt me fisin Xhaferri, histori vrasjesh e atentatesh që nis që nga viti 1998.

Konflikti ndërmjet fiseve Llanaj dhe Xhaferri ka nisur në vitin 1998, kur u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysh Xhaferri. Baftjar Llanaj u akuzua për vrasjen e tij.

Në qershor 2011 u ekzekutua Baftjar Llanaj. Policia arrestoi autorin Sako Xhaferri, djali i Gjysh Xhaferrit.

LEXO EDHE:  Nuk kanë të ndalur "maskat", grabitet dhe qëllohet me thikë kambisti dhe gruaja e tij (DETAJE)

Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferri, djali i viktimës Gjysh Xhaferri nga  Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj. Altin Aliaj u la me “detyrim paraqitje” nga Gjykata.

Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysh Xhaferrit. 1

Në 1 tetor 2017 u plagos në atentat, Ferdinand Llanaj, djali i të ndjerit Baftjar Llanaj.