Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e dyfsihtë që tronditi Matin mesditën e sotme.
Dy punonjës të Bashkisë që shkuan për të hapur një rrugë kalimi në fshatin Shëlli u qëlluan për vdekje nga një person, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se ishte banor i zonës.
Në media është raportuar se punonjësit e Bashkisë sapo ishin ulur për të ngrënë drekë.
“Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi të dy,” tregon gazetari Enver Doçi.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes së rëndë.
