Detaje të reja kanë dalë rreth grabitjes së Bankës së nivelit të dytë në Tepelenë.

Autori i grabitjes duket se ka menduar gjithçka në perfeksion para se të vërë në zbatim planin e tij. Më parë se ai ka mundur të evitojë patrullën e policisë që ishte në qarkullim, e fill pas këtij veprimi ka hyrë në bankë me armë në dorë.

Mësohet gjithashtu se arma nuk është përdorur, por një plumb ka mbetur brenda në bankë (mendohet t’i ketë rënë autorit, por ky detaj nuk është sqaruar ende nga policia).

Autori ka grabitur shumën prej 5 milonë lekë të vjetra dhe është larguar me anë të një makine që e priste jashtë bankës.