Një sasi e konsiderueshme droge u sekuestrua gjatë natës nga policia në Portin e Durrësit.

Policia bën me dije se janë sekuestruar plot 613 kilogramë kokainë, që rezulton të jetë më e madhja e kapur ndonjëherë.

Droga e gjetur brenda kamionit kishte ardhur nga Kolumbia dhe kishte destinacion Europën.

Policia shqiptare ishte sinjalizuar nga vendet partnere, Spanja Gjermania dhe Holanda.

Bëhet me dije nga burime të policisë se është arrestuar drejtuesi i kamionit, por që në dëshminë e dhënë prej tij ka mohuar të kishte dijeni se po transportonte drogën.

Në vijim presim një deklaratë zyrtare nga Policia e Durrësit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook