Pak orë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në kryeqytet ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një sherri me thika, policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe tre bashkëpunëtorët e tij.

Burime policore konfirmojnë se sherri mes viktimës dhe autorëve ka ndodhur pas një konflikti çasti për një karikues telefoni.

“DuaLajm.com” mëson se 22-vjeçari Marvi Mihali kishte blerë një telefon te agresorët dhe kërkonte karikuesin. Fillimisht i riu është konfliktuar me shtetasin D.B., 19-vjeç, për motive të dobëta.

Më pas situata degjeneroi, pasi në ndihmë të shtetasit D.B ka ardhur dhe kushëriri i tij shtetasi K.A., dhe shtetasi M.A.

Mësohet se gjatë konfliktit shtetasi E.B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 22-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.