Rreth orës 16:30 në Shkozet të Durrësit tre persona të armatosur dhe me maska kanë ndaluar autoblindën e një banke e cila po tranferonte para.  

Mësohet se paratë po transferoheshin me anë të një firme private të sigurisë nga Drejtoria e Transportit Rrugor në drejtim të një banke të nivelit të dytë.   

 Nën kërcënimin e armëve, grabitësit kanë neutralizuar policët e kompanisë private dhe kanë marrë të gjithë shumën e parave që gjendej në makinë, nga ku përllogaritet të ketë qenë një shumë rreth 7.5 milionë lekë të reja.  

 

Pas grabitjes autorët janë larguar nga vendngjarja duke u larguar në drejtim të Shijakut.