Rreth orës 17:30 të pasdites së sotme Ballshi është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku 34-vjeçari Gazmend Musta ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij shtetasen Gentiana Caushaj 31 vjeçe, si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen Merisa Caushaj 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.    

Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti verbal i cili ka degraduar më pas duke shkaktuar bilancin tragjik të dy vdekjeve.     

 

Dyshohet se autori Musta kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj.

Këtu dyshohet se ka lindur konflikti dhe pas përplasjes dhe debatit verbal,  autori në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare. 

Policia ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.