Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson ka telefonuar ditën e sotshme kryeministirn Edi Rama. Ai e ka uruar Ramën për fitoren absolute dhe ka shprehur bindjet e plota se ky mandat i fituar me bindje do të sjellë frutet e saja në qeverisje dhe në reforma.

Duke shprehur mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane ndaj mandatit të ri, Tillerson ka shprehur  Edi Ramës përshtypjet shumë pozitive të Zëvendës Presidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi 

Rama ka falenderuar sekretarin për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i vendit tonë, duke u përqendruar kryesisht tek dialogu Kosovë – Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë

Pjesa e fundit i është lënë rolit të Shqipërisë në Nato si dhe kontributit të saj ndaj terrorizmit ku sekretari ka shprehur konsideratat më të larta. Biseda telefonike mes te dyve ka zgjatur me shume se njezete minuta.