Gerard Deulofeu mund të rikthehet në Milano në muajin janar, por duke veshur fanellën e Interit.

Është pikërisht “El Gol Digital”, ai që flet për mundësinë e transferimit të Deulofeut tek Interi.

Deulofeu ishte një prej surprizave të Serie A sezonin e kaluar, e mund të jetë përforcimi i duhur për trajnerin Spalletti, për sa i përket repartit të sulmit.

Ish-futbollisti i Evertonit ka treguar se mund të luajë si në krahun e majtë, ashtu dhe në atë të djathtë, për të krijuar superioritet numerik.

Pikërisht një futbollist i tillë i duhet edhe Interit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook