Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot se ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish-Kryeprokurin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, gjithashtu dhe për gjyqtarin Besnik Imeraj.

Trupa gjykuese, e kryesuar nga Roland Ilia dhe anëtar Pamela Qirko e Olsi Komici mori vendimin, fill pas dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, Llalla.

Njoftimi i plotë për Adriatik Llallën:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  njofton se trupi gjykues, i përbërë nga:

Roland Ilia                          Kryesues,

Pamela Qirko                    Anëtare,

Olsi Komici                         Relator,

Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.

Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Vendimi edhe për Besnik Imerajn:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.

LEXO EDHE:  U arrestua për llogari të Italisë, ja pse Gjykata la të lirë ish-bashkëshorten e Mirit të Xhikes

Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook