Një polic i qarkullimit rrugor në Tepelenë, ka ndërruar jetë në krye të detyrës, si pasojë e një ataku kardiak.

Si pasojë e një ataku kardiak, një polic i qarkullimit rrugor në Tepelenë ka ndërruar sot jetë.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për shtetasin Ilir Divintari, i cili megjithëse u dërgua në spitalin e Gjirokastrës për shkak të dhimbjeve të forta në kraharor, fatkeqësisht humbi jetën.

Mjekët raportojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e krizave të forta, që çuan në një atak kardiak.

Megjithatë, ende po zhvillohen analiza për të zbuluar edhe më me hollësi, shkakun e vdekjes së policit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook