Dhjetra qytetarë në kryeqytetin serb, Beograd, dolën në protestë kundër bukëpjeksave shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin atje. Serbët shprehen se janë ndjerë të provokuar nga një foto ku shfaqej një bukëpjekës, i cili bënte shqiponjën dy krenare.

Këta protestues kanë dalë për të protestuar kundër një bukëpjekësi shqiptarë dhe kërkojnë largimin e tyre nga kjo lagje. Ata brohorisin se Kosova është Serbi dhe thonë se bukëpjekësit janë provokator.

E tëra ka nisur pas kësaj fotoje e bërë muaj më parë, që i ka kushtuar pronarit të furrës “Roma”.

Borca është një paralagje e kryeqytetit serb rreth 20 kilometra nga qendra. shqiptarët nga Kosova kanë furra gjithandej, përfshirë edhe disa këtu. Banorët e kanë parë si provokim shqiponjën dy krenare të bërë në foton në kohën e festave dhe ftuan banorët për protesta.

Në rrjetet sociale ka dalë fotoja me komentin që ky pronarë ofendon serbët me foton e tij dhe kjo është e papranueshme. Disa dhjetëra protestues kanë dalë që herët në mëngjes për t’u thënë bukëpjekësve të ikin që aty. Kosova është Serbi dhe i kanë ngjitur gjithandej postër me flamurin serb dhe parulla.

Bukëpjekësit shqiptarë janë mbyllur në shtëpi, ndërsa aty ka arritur edhe policia dhe forcat speciale kanë qenë në gatishmëri.

Dy raste të tilla kanë ndodhur gjashtë muajt e fundit kur bukëpjekësit në njëfarë forme u dëbuan nga Serbia. Përveç protestave, nuk ka patur reagime nga zyrtarët e shtetit.