Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh sot për të shqyrtuar rastet e shkeljes së rregullores në kampionatin tonë.

Për dhunën ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti, Disiplina ka përjashtuar skuadrën e Kamzës nga kampionati.

Presidenti i Kamzës Naim Qarri është pezulluar për 36 muaj. Klubi Kamzës është gjobitur me 1 milionë lekë.