Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi ka përshkruar deri në detaje të dhimbshme, momentin kur një polic apo efektiv i Forcave Speciale në protestë e goditi me shkop “të hekurt” siç e cilësoi ai, në kokë.

Sipas tij, edhe pse nuk ka një regjistrim të plotë për situatën, e gjithë dinamika kishte synim dhunën ndaj protestuesve, pasi sipas Kasmit atij i ishte hapur një korridor nga kolegët për të ardhur drejt tij dhe pas goditjes, ishte mbyllur me shpejtësi..

“Kam qenë në protestë duke filmuar dhe fotografuar, duke bërë punën time si para kryeministrisë edhe përpara ministrisë së Brendshme. Në kohën kur protesta po vijonte tek ministria e Brendshëm pati konforntime të protestuesve me policinë duke shkatërruar bandierat. Këto bandiera e bënin të pamundur që turma e protestuesve të vijonte rrugën e protestës. Ato bandiera u zhvendosën herë pas here dhe nuk kishte një kordon të qartë policie se ku ishte kufiri i policisë dhe ai i protestuesve.

Në këto kushte ne gazetarët kemi qendruar në një pozicion të lartë ku mund të bënim foto dhe të filmonim. Kam bërë shuëm foto dhe kam ndihmujar edhe kolegë të tjerë. Pas një kërkese që më është bërë nga një operator i një media, jam ulur nga ai pozicion ku isha duke e bërë filmimin dhe jam kam liruar vendin një kamera që mund të filmonte nga ai pozicion.

Protesta pati disa episode, në ato momente por nuk kemi një regjistrim të plotë të situatës për të kuptuar dinamikën e asaj që ndodhi. Duke qenë në pjesën ku ishin si gazetarët dhe protestuesit shpesh herë kordoni i policisë shtynte protestuesit dhe po kështu protestuesit mundoheshin të rezistonin.

Megjithatë çdo gjë ishte e qetë kur pati një agresin dhe dhunë ndaj disa protestuesve. Dua të kujtoj se rreth  4 min para se të ndodhte incidenti një protestues u godit me shkop gome të hekurt dhe mbeti pa ndjenja, ai është  Kastriot Hasko. Mund të verifikohet emri i tij në spitalin Nënë Tereza.

Pas këtij incidenti jemi gjendur në kushtet e vetëmbrojtjes, ose të largimit menjëherë nga protesta. Duke qenë se ishte e  pamundur sepse edhe numri i protestuesve ishte i madh dhe nuk lëvizje dot, nuk kishte zgjidhje tjetër përvecse të vetëmbrohej. Një nga këto zgjedhje ishte dhe ajo që zgjidha unë, të vetëmbrohesha, duke vendosur duart tek bandiera e hekurt dhe duke moslejuar precipitimin e dhunës së mëtejshme.

Dua tju kujtoj edhe nga fotografitë, janë shumë gazetarë që kanë qenë në vijën e parë dhe nuk e di pse shkopi i hekurt më përzgjidhi vetëm mua. Janë fotografitë që tregojnë që gazetaret ishin mes protestuesve. Në këto kushte është detyrë e gazetarëve që të ndodhen aty ku ndodhi lajmi.

Pas shoqërimit të Haskos në drejtim të spitalit situata është tensionuar dhe ka pasur incidente të tjera. Në këto momente pasi kam vendosur duart te bandiera e hekurt kam tentuar të mbaj të njëjtat pozicione që kishim për të mos ndryshuar rrjedhën e situatës. Policia si duket kishte marrë urdhër që të shtynte kantierën dhe filloi goditja me shkopat. Mua më kanë goditur 4-5 herë, disa goditje i mora në shpatulla dhe ajo që ishte goditja më e rëndë që do të ishte vdekje prururëse nëse do të lëviste vetëm disa cm mbi plagën që kam. Nuk e kam kuptuar për momentin si ndodhi goditja. Polici që lëshoi shkopin mbi kokën time erdhi nga radha e dytë e forcave të policisë dhe iu krijuar një korridor nga pjesa e policëve që ishin në pjesën e parë. Pasi goditi ai u tërhoq dhe korridori i policëve e mbylli atë për të mbuluar aktin barbar.

Përvec Haskos kanë qenë edhe dy persona të tjerë që janë dhunuar dhe kanë mbetur pa ndjenja dhe kanë marrë mjekim në QSUT.

Ajo që unë prisja është që të dënohej dhuna ndaj protestuesve.Unë nuk kisha asgjë tjetër në dorë përvec një aparati fotografik.

Dënimi i dhunës është akti i parë që duhet të shoqëronte atë që ndodhi në protestën e 26 majit. Pastaj se kush është fajtori une besoj do ta ndjekë, edhe pse unë nuk kam shprese te kjo drejtesi”, u shpreh Kasmi.

LEXO EDHE:  Kryeredaktori i gazetës "Rilindja Demokratike": 27 vjet-RD, një mision opozitar

Ardi Veliu me vizitoi për të manipuluar të vërtetën

Në spital më ka ardhur drejtori i policisë, zoti Veliu, më ka vizituar dhe është mirëpritur nga ana ime dhe familjarët e mi. E mora mesazhin e drejtorit si një ndërhyrje për të arritur një lloj paqtimi për atë që kishte ndodhur. Zotëria më tha që kishte ardhur për situatën shëndetësore. 

Në ato momente i shpjegova se u godita nga një shkop gome shumë i fortë. Ka ndërhyrë dhe më ka thënë që shkopi i gomës nuk shkakton çarje në kokë. Aty e kuptova se vizita e tij nuk kishte qëllim që të dënonte dhunën dhe të distancohej, por kishte si qëllim të manipulimit të së vërtetës. Në këto moment pati një acarim mes njerëzve të mi, familjarë dhe drejtorit të policisë, por ka qenë ndërhyrja profesionale e mjeëkut kirurg i cili i shpjegoi drejtorit të policisë të vërtetën e plagës që unë kisha në kokë. Sipas mjekut plaga ishte shkaktuar nga një mjet i fortë i rrumbullakët. Po sipas këtij mjeku nuk kishim të bënim me një send me cepa, por nga një mjet i rrumbullakët.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook