Arbitri anësor Denis Rexha i cili po mbante ndeshjen e zhvilluar midis Kamzës dhe Laçit, është goditur në kokë me sende të forta nga tifozëria vendase e vendosur në tribunën përkarshi pozicionit që ai mbante në fushë.

Ngjarja e turpshme ndodhi rreth minutës së 62-të ç’ka e ka detyruar gjyqtarin Eldorjan Hamiti ka ndërprerë për disa çaste ndeshjen për të lejuar mjekimin e kolegut të tij, por më pas ndeshja ka filluar normalisht.

Ndeshja u shoqërua që në fillim të saj më momente tensioni ku tifozët e  Kamzës përdornin fjalor të pistë dhe hidhnin sende në fushën e gjelbërt.