Ish-kreu i SHIK në Berat ka rënë pre e një sulmi nga dy persona ende të paidentifikuar. Artan Dauti ishte pranë banesës së tij kur u sulmua. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:30.

Ish-kreu i SHIK, Artan Dauti mësohet se ishte kthyer në Shqipëri vetëm para pak ditësh, pasi jeton jashtë vendit bashkë me familjen e tij.

Dauti është dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e këtij sulmi.

48-vjeçari Artan Dauti ka ushtruar detyrën e kreut të SHIK në Berat në vitet 1993-1996.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook