Arrestohet nga policia 34-vjeçari nga Cërriku, i cili ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Servet Xhika, 34 vjeç banues në fsahtin Gostimë Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F.Xh., 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4  i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook