Të gjithë e kujtojmë historinë e dhimbshme të shqiptarit Kudret Kume i njohur ndryshe edhe si Ilia Kareli i cili i burgosur në burgun e Nigritas në Greqi u dhunua barbarisht nga 12 gardianët e burgut në Marsin e vitit 2014.

Fillimisht ndaj gardianëve u mor masa e dënimit “pezullim nga puna” për 6 muaj, popr plot 5 vite nga ngjarja e shëmtuar Këshilli Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë vendosi shkarkimin përfundimtar të 12 gardianëve të përfshirë në torturë të shkaktuar ndaj shqiptarit. Përfundimisht, gjykata vendosi t’i dënonte ata si fajtorë për tortura në lidhje me lëndimet e rënda fizike të shkaktuara ndaj viktimës.

Ndërkohë kujtojmë se rasti i Ilia Karelit nuk është i vetmi veprim makabër i gardianëve të bugjeve greke ndaj të burgosurve shqiptarë.