Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur dhe falenderuar qytetarët e Kavajës, të cilët dhuruan të parët gjak vullnetarisht për vitin 2019, në kuadër të nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Meta falenderon gjithashtu edhe kryebashkiakun kavajas, Isa Sakja për fushatën e ndërgjegjësimit, ndërsa thekson se kjo kauzë humane do të vijojë në të gjitha qytetet e vendit.

“Me një ndjenjë të lartë humanizmi e solidariteti, dhjetëra qytetarë të Kavajës iu bashkuan sot vullnetarisht thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke organizuar të parën seancë dhurimi për vitin 2019. Duke falënderuar kryebashkiakun z.Isa Sakja, jam besimplotë se kjo fushatë ndërgjegjësimi për këtë kauzë humane nuk do të ndalet por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik”, shkruan Meta