Mbrëmjen e kaluar policia arrestoi një 43-vjeçar në Dibër i cili bashkë me vëllain ka dhunuar një mjek.

Në kërkim është shpallur vëllai i të arrestuarit si person i përfshirë në dhunën ndaj mjekut në kohën që po kryente shërbimin.

I arrestuari është shtetasi me iniciale A.L, ndërsa mjeku i dhunuar është identifikuar si Agron Mezexhiu 70 vjeç i cili  kishte shkuar nga Tirana për të kryer shërbimet mjekësore në spitalin e Dibrës.

Të ndodhur përballë këtyre rrethanave, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili tha se do të ndërhyhet në Kodin Penal për të ashpërsuar masat ndaj agresorëve, të cilët godasin mjekët për shkak të detyrës.