Nga mesnata e mbrëmshme janë rikthyer reshjet e borës në Qarkun e Dibrës, ku raportohet se reshjet shoqërohen nga stuhi ere.

Mësohet se temperaturat kanë arritur deri në -5 gradë Celcius këtë mëngjes duke rikthyer edhe ngricat në rrugët nacionale dhe rurale.

Pavarësisht temperaturave të ulëta reshjeve intensive të dëborës të shoqëruara me stuhi ere, deri më tani nuk raportohet për ndonjë rrugë e bllokuar, ndërsa autoritetet rrugore bëjnë thirrje për më shumë kujdes.

Meterologët parashikojnë parashikojnë përmirësim të motit në mesditën e sotme në të gjithë vendin por sërish reshjet do të rikthehen në mbrëmje, të cilat do shtrihen në të gjithë Shqipërinë.