Ju mund të keni parë video virale në mediat sociale që pretendojnë se 17 njerëz janë djegur të gjallë në një aksident në teleferik në Kinë.

Mos u shqetësoni, askush nuk ka vdekur. Por, ajo që ndodhi në të vërtetë është ndoshta edhe më e çuditshme.

Video tregon një teleferik të zhytur plotësisht në flakë dhe duke hedhur një kolonë të madhe tymi të zi.

Zjarri thuhet ndodhi në qytetin kinez të Zhangjiajit dhe fillimisht u hodh në “Red Chinese”, duke pretenduar se 17 vetë u vranë, duke u djegur si rosa dhe askush nuk arriti të ikte.

Videoja mori më shumë vëmendje në internet pasi u postua në faqen e famshme të videove LiveLeak të martën, me titullin “17 pasagjerë të djegur të gjallë në teleferik”. “Shkaku është i panjohur”.

Njerëzit pyesnin nëse zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i një baterie telefoni celularë, ndërsa të tjerë mendonin nëse njerëzit ishin hedhur për t’i shpëtuar ferrit.

Sidoqoftë, videoja nuk është ajo që thuhet.

Fillimisht, njerëzit në video flasin arabisht. Sigurisht që mund të ketë njerëz që flasin arabisht në Kinë, por kjo nuk është ajo që dikush do të presë nga skena e një zjarri në Zhangjiajie.

Një kërkim i thjeshtë, tregon se kjo video nuk është hera e parë që bëhet virale në internet. Faqja kineze e lajmeve “The Paper” thotë se videoja qarkullonte në platformën kineze WeChat që para shkurtit 2017.

Në atë rast u pretendua se zjarri kishte rënë në një teleferik në ishullin “Nanwan Monkey”, një vend i shenjtë për majmunët makaki në Kinën jugore, rreth 1.600 kilometra larg Zhangjiajit.

LEXO EDHE:  Zjarr pranë zonave naftëmbajtëse në Fier, ndërhyjne zjarrëfikëse. Dyshimet e para

Videoja u përhap aq shumë se bordi i turizmit të ishullit lëshoi një deklaratë duke mohuar incidentin, duke deklaruar se kurrë nuk kishte pasur zjarr në një kabinë teleferiku në zonë.

Pra, ku ndodhi zjarri?
Gërmime të mëtejshme zbulojnë se zjarri ndodhi në qytetin e Jerichos në Bregun Perëndimor në mars të vitit 2015. Zjarri në fakt ishte një marifet për një shfaqje televizive por që për fat shkoi shumë keq.

Qëllimi i programit ishte që të vinte të famshmit në situata të pakëndshme. Objektivi në këtë rast ishte komediani palestinez Khalid al-Masou. Ai u mor me teleferik, ndërsa mikpritësi i shfaqjes, Sharif, i bëri pyetje të pakëndshme.

Në gjysmën e rrugës, kabina u ndalua dhe Masou ju tha se ishte prishur për shkak të ndërprerjes së energjisë, raporton Ma’an. Gjithçka filloi të shkonte keq kur një asistent prodhimi në shfaqje nisi një zjarr. Kabina shpejt u përfshi nga zjarri për shkak të plastikës, duke bërë që copat të binin në kokat e banorëve.

Udhëtarët u detyruan të merrnin rrugën me taksi dhe të ngjiteshin në një teleferik tjetër.

Komediani Masou tha: “Falenderoj Zotin që shpëtova. Nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse të dilnim nga kabina, kështu që ne u varëm mbi telat e çelikut që mbajnë kabinën”.

Çuditërisht, askush nuk u dëmtua rëndë në incident. Kjo është media sociale sot në botë që përhap gënjeshtra me shpejtësi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook