Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Zjarri shkaktoi dëme të mëdha për familjen e Avdyl Dermishajt, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Anëtarët e familjes janë shprehur se dolën nga banesa nga frika e shpërthimit të bombolës së gazit që kishin në banesë.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e zjarrit.