Një zjarr ka rënë në një banesë në Rrilë të Lezhës, ku ka humbur jetën i moshuari 85-vjeçar.

Policia bashkë me zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe kanë nisur hetimin për të zbuluar shkaqet e zjarrit. 

Informacioni i Policisë:

Me datë 25.10.2017, ora 11:15 është marrë njoftim se në një banesë në Rrilë ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja për menaxhimin e situates. Banesa e cila është përfshirë nga flakët është private 1- katëshe dhe brenda saj ishte shtetasi Gj.D. 85 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e djegies së dhomes ku ai qëndronte. Vazhdojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook