Spitali i Durrësit u përfshi nga zjarri, fatmirësisht pa të lënduar, 80 pacientë u evakuan, 5 prej tyre u dërguan në spital pasi kishin nevojë për oksigjenim. Në orët e para të mëngjesit, fillimisht flakët ranë tek Reparti Neurologjisë, në katin e parë, për t’u përhapur dhe te tre të tjerë. Zjarrfikësit lokalizuan e shuan zjarrin që dyshohet se erdhi si pasojë e një mase në kabinën elektrike, prej ngarkesës së rrjetit nga ngrohëset. Gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike e po punohet për riparimin e dëmeve, si dhe përcaktimin e shkaqeve. Evakuimi i 80 pacientëve u bë brenda 20 minutave. Të zhvendosurit janë të reparteve të Neurologjisë dhe Kirurgjisë.