Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve me të dashur të showbiz-it shqiptar. Ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale dhe gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me postimet e tyre të herë pas hershme.

Në muajin korrik ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka. Mirëpo deri më sot asnjëri prej të dyve nuk ka postuar asnjë foto të vogëlushes, por Bes Kallaku e “theu akullin”.

Ai ka publikuar një foto të ëmbël ku shfaqet me të bijën e tij duke u lutur në kishë dhe ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë. “Gëzuar, Zoti ju rujt”, ka shkruar ai në foton me Ajkën, mirëpo fansat janë mërzitur për fakti se aktori nuk e ka zbuluar fytyrën e vogëlushes dhe ata mezi po presin ta shohin.

View this post on Instagram

Gezuar, Zoti ju rujt.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on