Chicago ka nderuar Ditën e Shën Patrikut duke ndryshuar ngjyrën e lumit në jeshile.

Nëpëmjet pamjeve mund të shifen skafet, të cilët përshkruajnë disa herë gjatësinë e lumit duke lëshuar një lëng jeshil për t’i dhënë ngjyrë.

Ky efekti i ngjyrimit artificial zgjat rreth 12 orë dhe lëshohet vetëm pak para fillimit të paradës në qytet.

Kjo traditë daton që prej vitit 1962 kur Chicago shtoi përpjekjet për të zbuluar hedhjen ilegale të mbeturinave në lumë.

Zhytësit përdornin një bojë fluoreshente e cila kthehej në jeshile të ndezur nëse në lumë gjendej mbetje toksike.

Formula e përgatitjes së ngjyruesit artificial që përdoret sit është sekretem por që sigurohet se përbërësit e sak nuk shkaktojnë dëm në ambient.

Dita e Shën Patrikut

Ndryshe Shën Patrik, thuhet se ishte një misionar i lindur në Britani, por me origjinë skoceze. Ai lutej dhe jetonte i vetëm në mal dhe këtë gjë e bëri për shumë vite me radhë. Shen Patriku njihej dhe konsiderohet ende sot si një i shenjtë, që solli krishtërimin në Irlandë. Kjo festë kombëtare, prej vitesh festohet edhe në shumë shtete të tjera, nëpër botë përfshirë SHBA, ku jetojnë prej qindra vjetësh irlandezët.

Shën Patrik, simbas historisë thuhet se ngriti shumë kisha e manastire ne Irlandë dhe pavarësisht vështirësive e pengesave, arriti të pagëzoje pjesën më të madhe të popullsisë pagane në të krishterë. Sipas historisë irlandeze në këtë ditë festohet në ngjyrë jeshile sepse Shën Patriku vishej gjithnjë me një mantel jeshil dhe mbante në dorë një shemrok, lule karakteristike irlandeze, ose siç e njohim ne shqiptarët bari me tre gjethe – Trifil. Trifil, një lloj bari që çel në këtë javë të muajit mars.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Njihuni me lumin më të bukur në botë "Caño Cristales"

Duhet theksuar se kjo ditë ka mbetur si traditë që çdo fëmijë që lindë këtë ditë të mbajë emrin Patrik.

17 Marsi, Festa e Shën Patrikut, tashmë ka hyrë në kujtesën e shenjtë, si mbrojtës i Irlandës, dhe festohet në Irlandë dhe mbarë botën ku jetojnë Irlandezët, që është populli më i vjetër edhe në Amerikë.

Kjo është kryesisht një ditë feste e cila festohet anembanë botës nga Irlandezët. Është festa e kombit Irlandez që festohet nga e gjithe bota. Ajo është feste e paqes dhe dashurisë ku mbizotron vetëm ngjyra jeshile e protokalli.

Dita e Shën Patrikut është simbol i mirësisë Irlandeze dhe paqes në përgjithësi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook