Në ditën Ndërkombëtare të Maleve, Meta ka bërë thirrje të gjithë qyetetarëve të promovojnë dhe të mbrojnë alpet shqiptare. Kjo si shenjë e ditës ndërkombëtare të maleve kudo nëpër botë. Alpet tona kanë një pasuri të pashtershme dhe janë një burim i madh pasurie për vëndin. Gjithashtu ato ndihmojnë në rritjen e turizmit malor dhe sjellin potencial të zhvillimit ekonomiko-social.

Ja postimi i plotë:

E “stolisur” me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve.