FSHIHEJ, KISHTE FRIKE PER JETEN!

Një shkrim i ‘The Associated Press’, ka publikuar detaje nga ditët e fundit të jetës në arrati, të ish-kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Sipas bashkëpunëtorëve të tij, në muajt e fundit në arrati, Al Baghdadi ishte i acaruar, i trembur nga tradhtarët, ndonjëherë maskohej edhe si bari.

Ai ishte i friksuar për sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe përpiqej të gjente një strehë të sigurt në qytete dhe shkretëtira në Sirinë Lindore, pranë kufirit irakian.

Në fund ish-udhëheqësi braktisi zonat e ISIS-it, duke “rrëshqitur” në territorin armiqësor në provincën veri-perëndimore të Idlib-it të Sirisë, të drejtuar nga rivalët e grupit radikal të lidhurme Al-Kaidën.

Sipas të njëjtit shkrim, ai nuk agjëronte dhe për muaj të tërë, ai mbajti një adoleshente “yazide” si skllave.

Adoleshentja qëndroi për katër muaj në shtëpinë e vjehrrit të al-Baghdadit, ndihmës i ngushtë i tij, i quajtur Abu Abdullah al-Zubaie.

Atje ai e vizitonte shpesh, dhe jo vetëm që e përdhunonte por edhe e rrihte barbarisht.

‘Kur e pyesja për ndonjë gjë, ai nuk më jepte përgjigje për arsye sigurie. Jo të gjithë e dinin se ku ishte. Lëvizte vetëm natën, duke veshur atlete dhe duke mbuluar fytyrën, gjithmonë me rreth pesë burra sigurie që e quanin “sheik’, deklaroi vajza.

Pranvera e vitit 2018 ishte hera e fundit që ajo pa al-Baghdadin.