Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatëditës së djeshme, në Berat. Një djalë në moshë të re i ka dhënë fund jetës.

Sipas burimeve të policisë, në një banesë, në fshatin Galicë, është gjetur i varur 25-vjeçari me iniciale A.Xh.

Rezulton se i riu A.Xh prej pesë vitesh vuante, dhe kurohej nga sëmundja e skizofrenisë.

 Për shkak të lodhjes dhe mërzisë nga sëmundja nga e cila vuante, dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike prej të ndjerit, çka e bënte të mos e kishte veten nën kontroll.

Prokuroria e Beratit duke iu referuar materialeve që lidhen me këtë rast, e vlerësoi veprën penale si “Shkaktimi i vetëvrasjes”. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook