Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, pranë spitalit Nënë Tereza.

Bëhet me dije se një djalë ka qëlluar me armë një vajzë dhe më pas ka qëlluar dhe veten.

Të dy të rinjtë mësohet se janë dërguar me urgjencë në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Nuk dihet ende indentetiteti i dy të rinjve dhe shkaku që çoi djalin që të qëllonte vajzën dhe veten.

Kanë qënë disa kalimtarë të rastit, të cilët kishin dëgjuar tre krisma dhe më pas kishin lajmëruar policinë.

Policia ndodhet në vendngjarje ku ka vazhduar hetimet për të zbardhur shkaqet për ngjarjen e rëndë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook