Opozita shqiptare vendosi që të djegë mandatet e deputetëve të saj. Ky vendim u propozua nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe është miratuar nga forumet e partisë.

Pasditen e sotme pritet që të marrë formën vendimtare me miratimin nga ana e Këshillit Kombëtar.

Një mbështetje e opozitës ka ardhur nga Federata Pan-shqiptare Vatra në Michigan.