Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Demokaratike në lidhje me çështjen e vendimit të Bashës për djegien e mandateve nuk mund të mos reagonte edhe ish-lideri i PD-së Sali Berisha.

Teksa është shprehur pro për këtë vendim Berisha ka deklaruar se duhen akte që çojnë në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe që shqiptarët të jenë të lirë.

“Duhet të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptareve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë”- deklaroi Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD.