Rezulton i zhdukur prej 24 orësh 29-vjeçari Blerim Dule, banues në Manastir, njësia administrative Ksamil.

Dule, i pamartuar, është larguar nga banesa duke u thënë familjarëve: “Do mbytem në det”.

Policia prej pasdites së djeshme ka nisur kërkimet por ende nuk e ka gjetur 29-vjecarin.