Deputeti i PS-së Ulsi Manja ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, se dhe ai është i përfshirë te çështja e Toyota Yaris.

Manja thotë se ai së bashku me kolegun e tij Çyrbja do t’i bashkohen Taulant Ballës për të ngritur padi kundër Bashës.

Madje Manja nuk lë mangut as ironinë , teksa e quan Bashën njëdjalë të llastuar që kur t’i vijë dita e gjykimit do t’i thahet gurrmazi.

Reagimi i Manjës
Ehh,si shkoi kjo punë, shërbëtori i xhepit të vet Lulzim Basha më paska futur edhe mua me nje koleg tjetër në Toyota-n e Taulantit!

Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës!

Por një gjë s’rri dot pa i’a thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam , u’a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t’i ulur në karrigen e hetimi