Jamarbër Malltezi, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike ka reaguar ndaj qëndrimit që mbajti deputeti i LSI-së, Lefter Koka, i cili nuk pranoi të djegë mandatin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Malltezi tha se Lefteri po detyrohet të hedhë “vallen” e Ramës për shkak të firmës që ka hedhur kur ishte ministër i mjedisit.

Statusi i plotë:

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro, por Teri ka firmos për këtë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfare halli i madh i ka zanë?”, – shkruan Malltezi.

Reagimi i demokratit vjen pasi Lefter Koka përmes një statusi në Facebook, sqaroi arsyet pse nuk do ta digjte mandatin e deputetit dhe akuzoi Berishën që kishte kapur për hunde edhe LSI-në ashtu siç kishte bërë me Lulzim Bashën.